Policia jep detaje nga aksidenti që ndodhi në Podujevë, ku një person humbi jetën

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e diel në Podujevë.

Policia, përmes raportit ditor, ka dhënë detaje mbi rastin.

“Podujevë, 21.07.2024, 16:18. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri