Zyrtare: Llapi ndan rrugët me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjakun

Llapi ka njoftuar se Blerim Bunjaku ka ndarë rrugët me klubin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, largimi i tij është bërë me marrëveshje të dyanshme. /Zëri

Postimi i plotë nga klubi:

Komunikatë Zyrtare: Blerim Bunjaku

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin Blerim Bunjaku.

Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022 dhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa rreshtur për sukseset e klubit.

"Blleki" të falenderojmë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar dhe të urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës.