Për Conten, Rrahmani: Na jep shumë energji, kemi tension, por na bën më të fokusuar

Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ka folur për trajnerin e ri të tij te Napoli, Antonio Conten.

Conte u caktua trajner i ri i Napolit, teksa ai njihet për stërvitjet e rënda.

Vet kapiteni kosovar tha se kanë më shumë tension mbi vete, por që i bën më të fokusuar.

“Na jep shumë energji, të bën të jesh i kujdesshëm në stërvitje dhe në atë që kërkon. Ne kemi më shumë tension mbi vete, por na bën më të fokusuar”, deklaroi Rrahmani.

Napoli pati një sezon për t’u harruar, vetëm një vit pasi e fitoi titullin e kampionit, teksa të njëjtin do të synojë ta rikthejë në edicionin 2024/25.

Amir Rrahmani do të jetë pjesë integrale e skuadrës napolitane në vijën e fundit dhe kjo i është konfirmuar edhe nga vet Antonio Conte.