Me një emër mjaft të pazakontë, Literally Anybody Else kandidat për president të SHBA-së
Një burrë nga Teksasi ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Literally Anybody Else për të aplikuar për një punë veçanërisht të vështirë: President i Shteteve të Bashkuara.
Veterani ushtarak 35-vjeçar dhe mësuesi i matematikës i njohur më parë si Dustin Ebey, tha se ai po kandidonte për president si formë proteste ndaj kandidatëve aktual, Joe Biden dhe Donald Trump.
Bëhet e ditur se Else po drejton një fushatë në Teksas ku nuk i mori 113,000 nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në fletëvotim.
Andaj, ai pritet të shfaqet në fletën e votimit në Tenessee ku thuhet se mori nënshkrimet e kërkuara, përcjell telegrafi.
“Nuk është domosdoshmërisht për të tërhequr vëmendjen ndaj ankesave të mia por për t’i dhënë një vend kujtdo që ndan këto ankesa për t’u bashkuar në një pikë qendrore”, tha Else.