Analisti Avni Islami: Serbia fabrikoi me Faton Hajrizin për heshtjen e Scholzit

Analisti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka shkruar rreth rastit ku u vra një polic serb dhe Faton Hajrizi nga Kosova, si dhe vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Serbi.

Islami tha se incidenti është shfrytëzuar për ta akuzuar Kosovën, duke e cilësuar si vepër terroriste dhe të organizuar. “Në fakt, organizimi po duket të jetë bërë nga Serbia. A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit për ta hesht Kancelarin Gjerman për Radoçiçin  dhe kundër protestave që do të mbaheshin kundër, fillimit të punë së minierave për Litimum. Incidenti në Serbi, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë serbe dhe më pas edhe sulmuesi, ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia planifikonte që të finalizonte kontratat për litiumin dhe ku pritej të kishte protesta qytetare që angazhohen për ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Islami në ‘Facebook”.

Sipas tij, ardhja e kancelarit gjerman, pritej të  ishte presion ndaj Qeverisë serbe dhe pritej që të kërkonte arrestimin e Radojçiqit, por nuk e bëri këtë, pas incidentit i cili e heshti rastin.

“Duhet të cekë se pas incidentit që ndodhi rreth 9 km nga vendi ku do të ndërtohen minierat për Litium, qytetaret e këtyre anëve e kishin të pa mundur për të protestuar për shkak të shtetrrethimit të  gjithë zonës nga forca të mëdha policore. Dje gjatë tërë ditës raportuan mediat serbe por edhe MPB- serbe se si Faton Hajrizi  u ndihmua nga grupe kriminale serbe që të shkoj deri në zonën e cekur, duke e ditur faktin që i njëjti nuk kishte në planë që të dorëzohej dhe ishte i armatosur, pritej të ketë incidente të të cilat ka gjasa që ishin të planifikuara”, shkroi ai.

Duke shtuar se përkundër shtetrrethimit të hekurt në zonë, i dyshuari u vra vetëm një ditë pas, pasi që disa qytetar njoftuan policinë për vendndodhje e tij.

“Është e habitshme se si nuk u lokalizua i dyshuari më herët, mbase ky nuk ishte qëllimi. Faton Hajrizi më parë ishte  në vikend në shtëpi dhe është kthyer në burg. Ndryshimi i dhe çasja e tij, që të largohet nga burgu i tipit të hapur ka ngjallë dyshime se me shumë gjasë, një mbështetje e fuqishme, nxitje dhe përkrahje financiare, mund të ketë ndikuar në arratisjen e tij. Tashmë dihen me emra dhe mbiemra se personat që e kanë ndihmuar Fatonin  në Serbi, janë serb dhe njëri prej tyre i arratisur nga burgu. Është e pa kuptimt se si një në arratisur të lëviz i lirë me veturë dhe të angazhohet për transportim të qytetarëve. A është koincidencë apo plani  serb se vetëm një ditë me herët, në Serbi kanë deklaruar që Kosova dhe BiH po përgatitin plane për destabilizim të Serbisë. Incidenti ka ndodhe afër kufirit dhe me gjasë është supozuar largimi i sulmuesit për në BiH, apo me pas në Kosovë.