Partitë shqiptare në Bujanoc i ofrojnë Pajazitit të mos e rrëshqasë pushtetin te serbët
Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim ka fituar zgjedhjet në Bujanoc.
Ndonëse para se të mbaheshin zgjedhjet Këshilli Kombëtar Shqiptar, me rekomandim të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, kishte thirrur në takim të gjitha partitë politike në Bujanoc, ku kishin nënshkruar një marrëveshje që të bëjnë në koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor, në mënyrë që serbët të mbeteshin jashtë qeverisjes lokale.
Por Pajaziti nuk e respektoi këtë dhe bëri koalicion ditën e premte me partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq (SNS) dhe me romët në Bujanoc, shkruan Zeri.info.
Duke e parë këtë veprim të Pajazitit, partitë e tjera shqiptare, LPD-ja, PD-ja dhe PVD-ja, i kanë bërë një kërkesë Pajazitit.
Është Shqiprim Musliu, kryetari i LPD-së, ai i cili e ka bërë publike kërkesën zyrtare që ia kanë bërë Pajazitit.
Në kërkesë, ndër të tjera, thuhet se të gjitha partitë politike shqiptare pranojnë që Pajaziti të jetë kryetar i Bujanocit dhe të lidhë koalicion me partitë shqiptare.
Burime te Zeri.info bëjnë me dije se në bazë të marrëveshjes që ka bërë Pajaziti me SNS-në dhe partinë e romëve në Bujanoc, tashmë shqiptarët do të udhëheqin vetëm me dy ndërmarrje nga shtatë sa kanë qenë në qeverisjen e kaluar.
Shtëpinë e Kulturës, Qendrën për Punë Sociale dhe gjysmën e NP Komunalia.
“Serbët nga 0 ndërmarrje të nivelit lokal sa udhëhiqnin, tani do kenë shumicën e institucioneve publike, me 5 ndërmarrje e gjysmë nën udhëheqje, pa futur këtu Shtëpinë e Shëndetit. Romët do kenë në udhëheqje një institucion publik (Agjencinë Turistike), ndoshta për herë të parë, e që duhet pranuar se është e drejtë, pasi që përfaqësojnë mbi 13% të popullsisë. Tani, me këtë konstulacion, serbët në Bujanoc, komunën që e përbëjnë me vetëm rreth 25% udhëheqin me shumicën e institucioneve publike në Bujanoc, qoftë të nivelit republikan qoftë atë lokale”, ka thënë ky burim për Zeri.info.
Institucionet publike në udhëheqje të komunitetit serb në Bujanoc janë si më poshtë:
1. Shtëpia e Shëndetit
2. Gjykata
3. Stacioni Policor
4. Posta
5. EPS
6. Veterinaria
7. Thesari
8. Çerdhja e fëmijëve
9. Kryqi i kuq
10. Biblioteka
11. Barnatorja e qytetit
12. Salla e Sportit
13. 1/2 NP Komunalia!
14. Shkolla e Muzikës
15. Administrata pyjore- Bujanoc.
Musliu ka bërë të ditur se edhe kjo kërkesë zyrtare për Pajazitin është bërë në bazë të rekomandimeve të institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, raporton Zeri.info.
Sipas Musliut, vetëm me bashkëpunim me shqiptarët, Arbër Pajaziti do të jetë kryetar i vërtetë dhe se çdo formulë tjetër do ta dëmtojë edhe atë personalisht por edhe shqiptarët në Bujanoc.
“Në bazë të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, sot bashkë me PD-në dhe PVD-në, i kemi bërë thirrje edhe publike Frontit për Ndryshim të cilin e udhëheq Arbër Pajaziti, që institucionet e komunës t’i ndërtojmë me shumicë shqiptare e ta mbështesim si Kryetar Komune. Sepse vetëm në këtë formë do të jetë Kryetar i vërtetë i Komunës, e çdo formulë tjetër e dëmton atë dhe substancën kombëtare shqiptare në Komunë të Bujanocit. Andaj, i ftojmë që të reflektojnë në këtë vendim, t’i lejmë anash egot dhe inatet personale, e të punojmë bashkë për të ardhmen e vendit tonë e të fëmijëve tanë”, ka shkruar Musliu. /Zëri
Më poshtë e gjeni të plotë kërkesën zyrtare që partitë shqiptare, LPD-ja, PD-ja dhe PVD-ja ia kanë drejtuar Pajazitit: