Osmani me Beçiroviçin e Bosnjës bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në shërbim të paqes
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç. Foto | Presidenca e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç.
Në takimin e zhvilluar në margjina të Samitit të Komitetit Politik Evropian në Mbretëri të Bashkuar, e para e shtetit tha se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve i cili, sipas Osmanit, “i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”.
“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Osmani në një postim në Facebook