Hamza shkon te Lladrovci: Drenasi ka nisur mobilizimin për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të parë
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka shkuar për vizitë te Kryetari i Komunës së Drenasit që vjen nga po kjo parti, Ramiz Lladrovci.
Hamza ka thënë se Drenasi tashmë ka nisur organizimin dhe mobilizimin “për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të pare”.
“Nikoqiri ynë i radhës ishte Ramizi, i cili na tregoi për të arriturat, projektet e reja dhe përgatitjet e nevojshme që po bëhen në këtë komunë. Në koordinim me strukturat dhe të gjithë aktivistët, duke demonstruar përgjegjësi, hapësirë për të dëgjuar dhe gatishmëri për të mësuar e ndryshuar në bazë të kritikave konstruktive, së bashku ecim përpara!”, ka shkruar Hamza.