Zyrtare: Milani blindon talentin e madh Francisco Camarda

Klubi italian, Milani ka njoftuar zyrtarisht se ka blinduar talentin e madh, Francisco Camarra me një kontratë afatgjatë. 

Francesco, i lindur në Milano më 10 mars 2008, iu bashkua akademisë së të rinjve kuqezi në moshën 7-vjeçare. Ai ka spikatur për aftësitë e tij teknike dhe rekordin mbresëlënës të golave ënë sektorin e të rinjve.

Gjatë sezonit 2021/22, ai ishte i rëndësishëm për të ndihmuar ekipin e tij të siguronte Scudetton me grupmoshat U15.

Ai e kaloi sezonin e kaluar me ekipin U19, duke bërë gjithsej 41 paraqitje dhe duke shënuar 14 gola në të gjithë ligën, UEFA Youth League dhe Coppa Italia Primavera.

Më 25 nëntor 2023, në moshën 15 vjeç, 8 muaj dhe 16 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Serie A në një ndeshje në shtëpi kundër Fiorentinës. Ai gjithashtu bëri një paraqitje të dytë në San Siro kundër Frosinone.

Mes majit dhe qershorit, sulmuesi i ri mori pjesë në Kampionatin Evropian U17 me kombëtaren, duke kontribuar në fitoren e titullit me 5 paraqitje dhe 4 gola dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Aktualisht, së bashku me katër lojtarë të tjerë kuqezi, ai po merr pjesë në Kampionatin Evropian U-19 që po mbahet në Irlandën e Veriut.

Kjo ka bërë që Milani të mos mendohet gjatë dhe ta blindoj talentin e tyre të madhe me një kontratë katërvjeçare.

“AC Milan ka njoftuar se Francesco Camarda ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. Francesco do të vazhdojë aventurën e tij me kuqezinjtë në Milan Futuro dhe do të qëndrojë me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.