Man City fiton një shumë të konsiderueshme parash pas klauzolës në shitjen e Aro Muriqit

Manchester City thuhet se ka fituar 2.5 milionë funte apo 3 milionë euro si rezultat i klauzolës së shitjes që ata vendosën në një marrëveshje të mëparshme transferimi.

Qytetarët shitën portierin kosovar, Arijanet Muric te Burnley dy vjet më parë, kur ai nuk ishte në gjendje të depërtonte në ekipin e parë.

25-vjeçari tani ka nënshkruar për Ipswich Town për t’u rikthyer në Ligën Premier, pas rënies së Burnleyt në Championship.

Marrëveshja përfshin një tarifë fillestare që është 8 milionë funte (9.5 milionë euro), e cila mund të rritet në 10 milionë funte (12 milionë euro) me bonuse në varësi të performancës.

Sipas Manchester Evening News, City do të marrë një pjesë të atij transferimi, pasi përfshinte një klauzolë shitjeje prej gati 25 për qind në marrëveshjen që e çoi Muricin te Burnley.

Kampionët e Ligës Premier tani kanë arritur një fitim total prej 60 milionë funte (71 milionë euro) nga shitjet këtë verë.

Ndryshe, Muric ishte për shumë vite pjesë e moshave dhe ekipit të parë të Cityt, ku nën urdhrat e trajnerit Pep Gurdiola zhvilloi pesë ndeshje të plota. /Telegrafi/