Vritet me thikë një 19 vjeçar në Londër, i dyshuar një 23-vjeçar shqiptar
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në veri të Londrës.
K.P, 23-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, i cili u gjet i vrarë me thikë pranë Finsbury Park më 17 korrik.
23 vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.
Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima ishte plagosur me thikë disa herë.
Oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe mjekët nga Ambulanca Ajrore e Londrës u përpoqën ta shpëtojnë Ahmedin, por më kot pasi ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.
Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.