Kulla: Faton Hajrizi mu dhimbs si vëllai im, e kaloi jetën nëpër burgje, më erdhi keq edhe për policin e vrarë

Analisti shqiptar që merret me çështje të sigurisë, Ilir Kulla, ka reaguar për vrasjen në Serbi të Faton Hajrizit. Kulla thotë se Faton Hajrizi ka qenë fëmijë i rritur në kohën kur Kosova gjendej nën regjimin e Millosheviqit dhe e ka kaluar jetën nëpër burgje.

Ai thotë se sot kur e ka parë që është vrarë, është ndjerë keq njejtë sikur për një familjar të vetin, derisa ka shtuar se i vjen keq edhe për policin e ri serb që është vrarë nga Faton Hajrizi.

Postimi i plotë i Kullës:

 Ndjej nje keqardhje te pamatshme per te ndjerin Faton Hajrizi, i pafat ne jeten e Tij te shkurter. Femije i Epokes se cmendurise Millosheviciane kur njerezve iu mor e ardhmja peng, nga ultranacionalizmi kriminal i Serbise. Nje jete ne burgje, ne nje shtet ku model zhvillimi u be Hysi dhe Hasan Lludi, kur u rrit e u burrerua neper burgje, njohu jo vetem padrejtesine por edhe poshtersine. Sot kur e pashe te vrare mu dhimbs sikur te ishte vellai im. Me erdhi keq dhe per policin e vrare edhe ai djale I ri edhe ai viktime i nje jete ne nje epoke kriminale, ku shteti dhe politika kriminalizon gjithcka. Ne anen tjeter rasti e do qe Minister i Brendshem te jete kryetari i Partise se Milloshevicit, kryetari i te rinjve te Milloshevicit, trashegimtari direkt i asaj epoke kriminale. Kam takuar njehere kete Ivicen qe mburrej sesa bukur kendob ne Shqip Mora Mandinen ! Mu kujtua miku im Beg Riza e te tjeret e vrare ne Kumanove dhe ata me jeten e shkaterruar ne rini nga lufta. Mu kujtuan qindra mijra te rinj e femije, burra e gra anembane Jugosllavise me jete te shkaterruar po nga i njejti moster ultranacionalizmi i semure serb . Sa keq kaluan tre dekada e jemi ku ishim ndoshta me keq, sa keq per femijet tane. Na fal Faton , e padrejtesia jote i denofte ata qe duhet te te jepnin nje jete qe e meritoje !