Deputetja e AAK-së kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Albulena Haxhiut pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ministri i Brendëshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet të japin dorëheqje pas rastit të Faton Hajrizit, i cili sot u vra në Serbi nga policia serbe.

“Dorëheqje dhe vetëm dorëheqje!Dy ministrat, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla duhet sa më shpejt të lëshojnë ministritë dhe t’ia mbathin në shtëpitë e tyre pas rastit të Faton Hajrizit.

Nuk e di se çka lypin më shumë në një vend ku “shkëlqejnë” nga dështimi. U mbush kupa me pallavrat e tyre, andaj t’na bëjnë nder e të ecin.

Llogaridhënie dhe dorëheqje!”, ka shkruar ajo.