Kryediplomatja japoneze në Kosovë, pritet nga homologia Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim homologen e saj nga Japonia, ministren e Punëve të Jashtme, Yoko Kamikawa. Kjo e fundit k ardhur në Kosovë në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ajo përmes një mesazhi para se të vijë në Kosovë, Kamikaw është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si ministre e Jashtme e Japonisë për herë të parë në këtë vit historik që shënon 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.
Kryediplomatja japoneze do të ketë takime edhe me kryeministrin Albin Kurti. Gjithashtu do të ketë një takim kortezie me ish-presidenten Atifete Jahjaga.