Aeroporti i Prishtinës, i paprekur nga kaosi me problemin global në sistemin e IT-së
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk është prekur nga një dështim në operacionet e një gjiganti teknologjik, i cili ka prekur punën e dhjetëra agjencive të premten, duke anuluar fluturimet, duke penguar transmetimet televizive, si dhe punën nëpër spitale e banka.
Valentina Gara nga aeroporti “Adem Jashari” ka konfirmuar për “Zërin” se sistemi i Aeroportit nuk është prekur nga ky problem.
“Sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë shkurt Gara për “Zërin”.
Ndërsa më herët, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka bërë të ditur se qysh prej mëngjesit është duke hasur në vështirësi në kryerjen e punëve për shkak të rënies së sistemit kompjuterik. /Zëri