Apel për ndihmë për shërimin e Edionit, i duhen 80 mijë euro

Familja Latifi po kërkon ndihmë nga qytetarët për shërimin e djalit 13-vjeçar, i cili është diagnostikuar me tumor në kokë vitin e kaluar.

Për shërimin e tij në Turqi po kërkohen edhe 80 mijë euro, ndërsa familja në pamundësi ekonomike po kërkon ndihmën e njerëzve me vullnet të mirë.

Më poshtë apeli i familjes Latifi:

APEL PËR NDIHMË!!!

Të dashur miq dhe njerëz të vullnetit të mirë,

Kërkoj ndihmën tuaj për djalin tim, Edion Latifi (04.07.2011), i cili u diagnostikua me tumor në kokë vitin e kaluar. Për shkak se trajtimi i Edionit ishte i pamundur në Kosovë, mjekët konstatuan që gjendja e tij është e rëndë dhe trajtimi duhet bërë jashtë shtetit urgjentisht.

Për këtë arsye, ne e kemi dërguar Edionin në spitalin Medical Park në Stamboll, Turqi, ku ai është mjekuar nga data 28.09.2023 me ndihmën e miqve dhe njerëzve zemërmirë që kanë dhuruar fonde pa u kursyer.

Megjithatë, shpenzimet për trajtimin e Edionit deri më tani kanë kapërcyer këto fonde. Për këtë arsye, me datën 07.07.2024 Edioni është larguar (përzënë) nga spitali. Me paratë e fundit që u mblodhën, arrita ta dërgoj për një terapi, pasi kanë mbetur edhe 6 seanca tjera. Megjithatë, mjekët konstatuan se ai ka nevojë për një operacion urgjent për shkak të një infeksioni në kokë.

Mjekët pretendojnë se pas operacionit të suksesshëm, terapitë do të zgjasin edhe 6 muaj tjerë dhe për këtë arsye nevojiten rreth 80,000€, shumë të cilën, unë si prind, fatkeqësisht nuk e përballoj dot.

Deri më tani, asnjë ndihmë nuk e kemi marrë nga Ministria e Shëndetësisë për Edionin (13 vjeç). Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Edionit dhe do t'i japë atij një shans për të luftuar këtë sëmundje të rëndë. Ju lutemi të shpërndani këtë mesazh dhe na ndihmoni në përpjekjen tonë për të shpëtuar jetën e tij.

Me respekt,

Bekim Latifi

Transfer permes Bankes

Emri: Bekim Latifi

Banka: BKT Banka Kombëtare Tregtare

Kosovë: 1960984177021197

Jasht Kosoves: Iban: XK051960984177021197

SËIFT: NCBAXKPR

Emri: Bekim Latifi

Banka: BPB

Kosovë: 1302003017600536

Jasht Kosoves:Iban: XK051302003017600536

SËIFT: BPBXXKPR

https://ëëë.gofundme.com/f/eh73z-apel-per-ndihme

Bekim Latifi

Lladove, Gjilan

Tel: 044 292 456

045 210 815 (Blerim Latifi Axha)