Policia serbe në kërkim të Faton Hajrizit, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij
Kanë kaluar dy ditë që kur autoritetet në Serbi janë vënë në kërkim të shtetasit të Kosovës, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe dy ditë më parë po dyshohet se ka vrarë një polic serb në Lloznicë të Serbisë.
Hajrizi po dyshohet se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e Vjekoslav Iliq.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë sot ka publikuar fotografinë e Hajrizit, ku ka kërkuar nga të gjithë ata që mund ta shohin ose kanë informata rreth tij të lajmërojnë policinë, transmeton Zeri.info.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që menjëherë të lajmërojnë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë stacionin më të afërt policor nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe. /Zëri