West Hami dëshiron ta rikthejë Kanten nga Al-Ittihadi

West Ham United po ndjek në mënyrë aktive nënshkrimin e ish-mesfushorit të Chelseat, N'Golo Kanten, nga skuadra e Ligës Pro Arabe Saudite, Al Ittihadi, sipas “Sky Sports”, përcjell “Zëri”.

Klubi po vlerëson realizueshmërinë e një transferimi me vlerë rreth 20 milionë funte.

33-vjeçari francez u transferua në Arabinë Saudite në vitin 2023 pas një periudhe të suksesshme shtatëvjeçare me Chelsean.

Megjithatë, paga e konsiderueshme në Arabinë Saudite mund të jetë një pengesë e rëndësishme për “Hammers”. /Zëri