Man Utd ia cakton çmimin McTominayt

Manchester Unitedi thuhet se kërkon të paktën 40 milionë funte përpara se të konsideronte shitjen e mesfushorit, Scott McTominay.

Unitedi refuzoi një ofertë prej 30 milionë eurosh nga West Hami për reprezentuesin skocez verën e kaluar, përpara se ai të vazhdonte të kishte sezonin e tij më të mirë ndonjëherë në “Old Trafford”, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhënë tri asistime.

Tani, sipas “The Sun”, 27-vjeçari kërkohet nga Tottenhami dhe Fulhami, por ata do të duhet të mbledhin të paktën 40 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij.

Unitedi tashmë ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Fulhami, por produkti i akademisë së “Djajve të Kuq” është sigurisht një objektiv i mundshëm. Në fakt, Unitedi është i hapur për oferta për shumicën e skuadrës së tyre të parë, teksa përpiqen të rikthehen nga një sezon i dobët. Edhe pse trajneri Erik ten Hag dëshiron të mbajë McTominayn, ai mund të jetë në fundin e mandatit të tij. /Zëri