Arrestohet personi që sulmoi dy shtetas të huaj në Prishtinë

Është arrestuar i dyshuari për sulm fizik ndaj dy shtetasve të huaj në Prishtinë.

Policia bën të ditur se gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon.

“Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri