Aksion kundër fajdeve në Prishtinë, arrestohen katër persona

Një aksion kundër fajdeve ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ka realizuar një aksion, me ç’rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, transmeton Zeri.info.

Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj të njëjtëve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.

“Lidhur me zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim. /Zëri