Macroni takon Vuçiqin, nënvizon rëndësinë themelimit të Asociacionit në Kosovë

Presidenti i Francës Emmanues Macron, ka pritur sot në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, përveç mbështetjes për integrimin në BE, Serbisë nga Macroni i është kërkuar edhe zbatimi i marrëveshjeve për normalizim të mardhënieve me Kosovën, ndërsa sipas njoftimit nga Presidenca franceze, thuhet se është Macroni ka nënvizuar rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, transmeton Zeri.info.

Takimi mes Macronit dhe Vuçiqit është bërë në margjinat e Samitit të 4-të të Komunitetit Politik Evropian në Blenheim të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kreu i Shtetit i përsëriti presidentit Vuçiq gjithashtu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Francës.

Tutje thuhet se Macron në fund kujtoi lidhjen e Francës me marrëveshjet e Dejton-Parisit si dhe me unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. /Zëri