Makina me targa turke, Polici serb i plagosur tregon si ndodhi ngjarja

Ndihmës drejtori i policisë së Serbisë, Dragan Vasiljeviq tha se ka vizituar policin e plagosur Vjekoslav Iliq dhe sipas tij ai është i vetëdijshëm dhenë gjendje të mirë.

Vasiljeviqi tregoi edhe atë që i tha Iliq lidhur me rastin ku autoritetet serbe po akuzojnë vëllezërit nga Kosova, Faton dhe Artan Hajrizi, transmeton Zeri.info.

“Ata panë një ‘Mercedes’ me targa turke. Për ta ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur mjetin, kanë ndezur dritat. Makina ndaloi një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë dalë nga vetura dhe kanë kërkuar dokumente personale, ka qenë kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

“Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale. Duke respektuar rregullat, policia ka kërkuar që të zbresë pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet”.

“Udhëtari doli, sillej normalisht, ishte i buzëqeshur, polici Iliq ishte në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ka qenë nga pjesa e pasme e veturës”, ka thënë Vasiljeviq. /Zëri