Lista me dëshmitarët përplas pozitën e opozitën në Komisionin Hetimor Parlamentar për MPJD-në

Me përplasje ndërmjet pozitës e opozitës është mbajtur Komisioni Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku po diskutohej lista e dëshmitareve që do të dëshmonin në këtë Komision.

Përplasjet u zhvilluan ndërmjet deputetes së VV-së Arbëreshë Kryeziu dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

Në komision u prezantuan tri lista më dëshmitar, e po ashtu opozita kërkoj që në listë të ftohen dëshmitarët që kanë operuar në periudhën 2021-2024, ndërkaq pozita kërkoj që hetimi të zhvillohet prej vitit 2011.

Kryetarja e këtij Komisioni Time Kadrijaj, ka thënë se një listë për dëshmitar është propozuar nga pozita, një nga opozita dhe një nga ekspertët.

“E kemi një listë që është hartuar nga ekspertë e caktuar nga ky komision për dëshmitar, për ti thirr që të intervistohen në këtë komision, është një listë e hartuar nga pozita dhe është një listë e hartuar nga opozita. A mendoni që më pako të miratojmë listë për dëshmitarë”, ka thënë Kadrijaj.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ka thënë se duhet të vendoset në njërën prej listave.

“Mendoj se duhet të vendosim në njërën prej listave të shohim se cila listë është me gjithëpërfshirëse dhe të shohim se si ishte renditja, nuk mund ti votojmë në pako sepse janë tri lista me të cilat nuk pajtohemi sepse ashtu siç e kemi thënë të emëruarit politik nuk është dashur të jenë në lista e personave që do të dëshmojnë”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se për këtë duhet të votohen të tri listat.

“Vlerësoj që të tri listat pak a shumë i përfshijnë personat e njëjtë, ashtu siç u tha të emëruarit politik kanë të drejtë të shkarkohen, unë nuk pajtohem me këtë sepse një gjë e tillë nuk është e cekur në ligj. nëse kjo qeveri ka dashur që ky të jetë si kusht që unë plotësisht pajtohem, se nëse janë të emëruar politik patjetër që qeveria e cila vijn do të duhej që ti shkarkonte mirëpo një gjë e tillë nuk është në ligj. Lista që është përpiluar nga eksperte unë vlerësoj që është një listë ë mirë, mirëpo ka mangësi sepse fusha më të cilën kemi kërkuar që të behët hulumtim e që në të njëjtën kohë janë shkarkuar njerëz nga puna pa ndonjë vendim dhe arsyetim, shumë prej këtyre shkarkimeve janë edhe në Gjykata. Vlerësoj që duhet patjetër që fillimisht ti votojmë të tri listat”, ka thënë ajo.

Deputetja Musliu Shoshi, akuzoj pushtetin që është duke bërë shkelje të Kushtetutës.

“Kemi një qeveri që e shkel Kushtetutën dhe pesë parë si jep, shkel ligjet pesë parë si jep, shkel aktet nënligjore pesë parë si jep. Unë nuk e di çfarë dëshmie më të madhe duhet të kemi se sa unë sot mediave të ja japë kërkesën zyrtare për themelim të këtij Komision dhe ti shohin të gjitha detajet që janë në këtë kërkesë”, ka thënë ajo.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi deputetja e VV-së Arbëresha Kryeziu, e cila tha se është turp për diskutimet që është duke i bërë deputetja Musliu, sipas saj, deputetja në fjalë ka një siklet të madh.

“Mos be hajger, tu lexua letra këtu. Është turp ne si deputet me ardh edhe me i marr qeto mëditje në këtë komision për këtë lloj cirku që është duke u shkaktuar në këtë mbledhje. marre po më vjen se çka jemi duke diskutuar dhe nuk kemi konkretizuar kurrgjë. qohet një deputet që nuk e ka idenë cila është ideja dhe koncepti që e ka bërë kërkesën që me krijuar këtë Komision dhe na mban neve ligjërata, veç pse i mungon argumenti. Mbylle mikrofonin. Ky reagim, ky sikleti që e ke, e ke një hall. Keni ra në grope”, ka thënë ajo.

“Mos më përmend ti mu, mjaft më shpifje”, ju kundërpërgjigj deputetja Musliu Shoshi./EO