Ekipi i xhudos niset drejt Parisit për Lojërat Olimpike
Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Parisit të Francës, me synimet për t’i sjellë vendit medaljet e radhës olimpike.
Të prirë nga trajneri Driton Kuka, ekipi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Vjenë të Austrisë, prej nga do të vazhdojnë me fluturimin tjetër për në kryeqytetin francez.
Nga sporti i xhudos Kosovën në Olimpiadën e Parisit do ta përfaqësojnë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Kujtojmë se ekipi i xhudos i nis garat nga 27 korrik deri më 3 gusht. /Zëri