Krasniqi i pret në takim deputetin kanadez Seeback dhe gruan e tij Fluturën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim në selinë e PDK-së Kyle Seebackun, deputetin kanadez, bashkë me gruan e tij, Fluturën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shtetit kanadez dhe Seeback janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit kosovar.

“Me Kylen, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve”.

“Kanadaja në përgjithësi e Kyle në veçanti janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, shkroi Krasniqi.