Kanosen gjyqtarët në Prizren e Skenderaj gjatë seancës gjyqësore

Dy raste të kanosjes së gjyqtarëve janë raportuar në Prizren dhe Skenderaj.

Sipas raportit të Policisë, në Prizren një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte duke u gjykuar, ka kanosur gjyqtarin e rastit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:55. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga autoritetet. Pas procedurave të nevojshme, i njëjti është kthyer në burg, pasi tashmë ishte duke vuajtur dënimin për një rast tjetër.

E rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Skenderaj, ku i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur gjyqtarin gjatë përfundimit të një seance gjyqësore.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:22. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit, ai është dërguar në Burgun e Dubravës.