IKSHPK-ja rekomandon masa mbrojtëse për pushuesit në det

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det.

Sipas IKSHPK-së, pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, por duhet pasur kujdes.

IKSHPK-ja ka shtuar se të gjithë pushuesit duhet të përdorin krem mbrojtës nga dielli, të konsumojnë sa më shumë ujë, të mbajnë syze dielli, të shmangin notin vetëm etj.

Njoftimi i plotë:

Këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha ose aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

- Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

- Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

- Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violete.

- Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.

- Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.

- Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Pushime të mbara!. /Zëri