“Koha të tregojmë kush jemi”, Osmani mbështet sportistët para fillimit të lojërave olimpike “Paris 2024”

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i lojërave olimpike “Paris 2024”.

Në këto lojëra olimpike do të marrë pjesë edhe Kosova, me nëntë sportistë gjithsej.

Për këtë aventurë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ofruar mbështetje për sportistët tanë.

“Koha të tregojmë se kush jemi!”, shkroi ajo krahas një videoje në faqen e saj në Facebook.

Ndryshe, për Komitetin Olimpik të Kosovës “Paris 2024” do të jenë lojërat e treta olimpike verore.

“Paris 2024” fillon nga 26 korrik deri më 11 gusht. /Zëri