Nëse jeni fillestare në aplikimin e grimit, kjo metodë për vendosjen e vijës është për ju
Jess është një influencere tejet e ndjekur dhe ndan këshilla shumë të dobishme për aplikimin e grimit.
Së fundmi, ajo ndau një metodë për aplikimin e vijës apo ‘llajnerit’ e sidomos nëse jeni fillestare.
Shumica prej nesh hasim në vështirësi për ta vendosur vijën, dhe sado që mundohemi, asnjëherë nuk e aplikojmë njëjtë në të dy sytë.
Megjithatë, kjo metodë e ndarë nga kjo influencere, do t’ju ndihmojë shumë.
Metoda e saj ka të bëjë me vendosjen e dy pikave në skaj të syrit e më pas të mbushni hapësirën mes tyre.
Kjo mënyrë mund të jetë efektive nëse jeni fillestare në aplikimin e vijës.
@slaybyjess Eyeliner hack using the NEW + IMPROVED @KVD BEAUTY tattoo liner ë #eyelinertutorial #eyelinerhack #liquidliner #wingedliner #kvdbeauty #KVDPartner #KVDTattooLiner ë original sound - slaybyjess