Mbappe tregon nëse do të luajë në turneun parasezonal në Amerikë, jep detaje për lëndimin në hundë
Kylian Mbappe ka vendosur të bëjë debutimin e tij me Real Madridin në Superkupën e UEFA-s kundër Atalantës, ndërkohë që ka publikuar një përditësim për lëndimin e tij në hundë.
Ish-lojtari i Monakos synon ndeshjen e muajit të ardhshëm me fituesin e Europa League, Atalanta, shkruan Goal.com.
Kur u pyet nëse do të luante në turneun parasezonal të klubit në Amerikë, ai u përgjigj: “Do të shohim me trajnerin dhe klubin. Nëse klubi thotë po, do të shkoj. Unë jam në dispozicion të klubit. Shpresoj se do të luaj ndeshjen e Superkupës, i takon trajnerit të vendosë se do të shkoj në punë për të luajtur ndeshjen e parë”.
Për dëmtimin e hundës, sulmuesi shtoi: “Jam në kontakt me stafin mjekësor, po dëgjoj atë që më rekomandohet dhe do të rifilloj të luaj kur të jetë e mundur. Dua të jem në gjendje të kontribuoj sa më shumë për ekipin sa më shpejt që është e mundur”.