Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Ballkani do të luajë me kampionin e Maltës, Hamrunin, në rundin e dytë të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma e Andorrës të martën pas penalltive.

Fat të njëjtë pati edhe Hamruni, që u eliminua me penallti nga kampioni i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

Hamruni është ekip që së fundmi është bërë i njohur në Maltë pasi është shpallur kampion në tri nga katër sezonet e fundit.

Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në Podujevë. E kthimit pas një jave në Maltë.