Dje u shpallen në kërkim, sot u dorëzuan në Polici dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Mitrovicë
Dy persona me inicialet F.XH 31-vjeçar dhe A.XH., 22-vjeçar, janë vetëdorëzuar sot në Polici, pasi dje u shpallën në kërkim për vrasjen në tentativë, e cila ndodhi në Mitrovicë
“Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Zëri