UEFA ndryshon orarin e ndeshjes Vllaznia – Valur
Vllaznia do të duelojë me Valur ditën e enjte, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për sfidën e kthimit, me duelin e parë që ka përfunduar 2-2.
Kjo përballje ishte parashikuar të startonte në orën 18:00, por njuk do të jetë kështu. UEFA ka vendosur shtyrjen e kësaj sfide pas kërkesës së Valur. Këto të fundit kanë kërkuar që sfida të fillojë më vonë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë.
Kështu ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Valur do të luhet ditën e enjte në orën 20:30. Kuqebklutë do të luajnë “all-in” për fitoren, e cila do t’u siguronte automatikisht kalimin në fazën tjetër të Conference League.