Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në TikTok pretendonte se është mjek popullor

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Vushtrri, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe mashtrim.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë N.M. dhe P.I, derisa aktualisht janë në ndalim 48-orësh.

Për të pandehurit gjatë së martës do të merret vendim për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i KPRK dhe ‘Mashtrimi nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore, pa ndërhyrje:

Arrestohen në Vushtrri dy persona të dyshuar për mashtrim dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

Mitrovicë, 16 korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë - masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve. /Zëri