Ardhja e mërgimtarëve e gjallëron Vitinë, Haliti: Po punojmë për të krijuar sa më shumë hapësira për qytetarët
Ardhja e mërgimtarëve e ka gjallëruar Vitinë, derisa kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka shkruar se qyteti është zbukuruar nga prania e tyre.
Haliti publikoi pamje të sheshit, duke thënë se duket i bukur nga prania e qytetarëve dhe mërgimtarëve, derisa thekson se ata po i shfrytëzojnë hapësirat e krijuara nga Komuna.
Si rrjedhojë e kësaj, ai thotë se po punojnë të krijojnë edhe më shumë hapësira për qytetarët.
“Ky është sheshi i bukur i qytetit të Vitisë, i cili po zbukurohet dhe po i jep më shumë hijeshi nga prania e qytetarëve të saj e në veçanti edhe të bashkatdhetarëve tanë që gjenden për pushime në vendlindje. Kjo pamje tregon se qytetarët vitias po shfrytëzojnë hapësirat e krijuara nga ne, prandaj po punojmë të krijojmë edhe më shumë hapësira për qytetarët tanë”, shkroi ai.