Zyrapi do të vazhdojë dëshminë në Speciale

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tjerë, Bislim Zyrapi do të vazhdojë dëshminë e tij.

Trupi Gjykues dje njoftoi po ashtu si dy javët e kaluara se ky dëshmitar do të japë dëshmi gjysmë dite të martën (deri në pushimin e drekës), të mërkurën dhe të enjten (vetëm në seancën e parë).

Trupi Gjykues gjithashtu njoftoi se nuk ka asnjë dëshmitar tjetër të planifikuar për këtë javë.