320 persona, disa pa shenja jete e disa të plagosur arritën në spitalet e Gazës për 48 orë

Zyra për media e qeverisë në Gaza thotë në një deklaratë se të paktën 320 palestinezë, të vrarë ose të plagosur janë sjellë në spitalet në të gjithë Gazën në 48 orë.

Zyrtarët e kujdesit shëndetësor kanë thënë se shumë nga ata pa shenja jete, por edhe të plagosurit mbërritën me djegie të shkallës së tretë të shkaktuara nga armët.

“Këto armë bëjnë që substancat kimike të ndërveprojnë me lëkurën dhe drejtpërdrejt shkaktojnë korrozion kimik të indeve në trupat e njerëzve. Ato gjithashtu shkaktojnë dhimbje të forta”, thuhet në deklaratë.