Sulmet ajrore në Liban, të paktën tre të vdekur

Të paktën tre civilë janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit, Bid Zbeil.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet libaneze të sigurisë. Sipas mediave të huaja janë goditur banesa me raketa.

Ndërkohë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ka pasur armiqësi pothuajse të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar më shumë se 500 të vdekur /abcnews