Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema.

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë.