Kurti mirëpriti drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti, priti në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

“Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale”.

“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet Kurtit dhe Soderberg. Ata diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë.