Iu refuzua hyrja në Kosovë, shtetasi i huaj arrestohet në Merdar për hyrje ilegale

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:25, në Merdar, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj, i dyshuar për hyrje dhe qëndrim ilegal në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë verifikimit është konstatuar se këtij individi i ishte refuzuar hyrja në Kosovë më 9 korrik 2024.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.