Vdekja e trevjeçarit nga Rahoveci, Policia jep detaje

Një 3-vjeçar ka vdekur mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Gjakovës.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se trevjeçari nga Rahoveci ishte sjellë në Spitalin e Gjakovës me lëndime të rënda trupore, ku më pas mjeku kujdestar edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur 3-vjeçarin.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në Emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellë një fëmijë - viktimë mashkull kosovar, i moshës trevjeçar, me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri