Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn
Duket se ekipi i dizajnit të Samsung e ka marrë shumë seriozisht detyrën e ridizajnimit të telefonave të ardhshëm të serisë S.
Më parë, një thashethem tregoi se Galaxy S25 Ultra do të largojë qoshet e mprehta të Galaxy S24 Ultra.
Dhe tani, ai që qëndron pas këtyre thashethemeve pretendon se ndryshime do të bëhen edhe në anët e telefonit.
Siç raportojnë mediat e huaja, korniza e mesme e Galaxy S25 Ultra do të ketë një dizajn asimetrik, përcjell Telegrafi.
Çfarë do të thotë kjo? Epo, me sa duket, në vend që të jetë plotësisht e drejtë ose e lakuar dukshëm, pjesa e kornizës së telefonit do të rrumbullakohet.
Galaxy S24 Ultra mund të jetë një nga telefonat inteligjentë më të mirë në treg, por nuk është shumë i përshtatshëm për t’u mbajtur në dorë.
Disa njerëz thonë se skajet e saj e tij “i shpojnë” pëllëmbët e tyre. Të tjerët nuk janë adhurues të kornizës së madhe, gjë që e bën telefonin të duket më i gjerë se sa është.
Përveç ndryshimit të formës, në Galaxy S25 Ultra kornizat me siguri do të duken më të holla, duke përmirësuar estetikën e telefonit. /telegrafi