Osmani në Washington takon kryeministrin kanadez: E falënderova për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për një bashkëbisedim që ka pasur me kryeministrin e Kanadasë, Justin Turedau.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar atë për përkrahjen e palëkundur të Kanadasë për Kosovën.

“Gjithnjë kënaqësi bashkëbisedimi me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani.