Peskov: Mënyra se si Bideni flet për Putinin është e papranueshme

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se e gjithë bota i kushtoi vëmendje gafave të presidentit amerikan Joe Biden në samitin e NATO-s dhe e quajti “të papranueshme” mënyrën se si presidenti amerikan foli për presidentin rus Vladimir Putin.

“Është absolutisht e papranueshme që lideri i një shteti të flasë me mungesë respekti për një tjetër lider të një shteti. Kjo është diçka që ne gjithmonë i kushtojmë vëmendje dhe është e papranueshme,” tha Peskov.

Peskov tha se Biden bëri një gabim kur prezantoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “President Putin”. /abcnews