Në Lozanë të Zvicrës kolapsojnë skelet dhe fasada e ndërtesës 19-katëshe, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur pas një ngjarjeje të tmerrshme në komunën e Prillyt në qytetin e Lozanë në Zvicër.

Siç raporton Blick.ch, tragjedia ka ndodhur, pasi e gjithë fasada e një ndërtese 19-katëshe bashkë me skelet e vendosura aty ka kolapsuar.

“E gjithë fasada e ndërtesës 19-katëshe është rrëzuar”, ka thënë Jean Christophe Sautere, zëdhënësi i policisë për kantonin e Vaudit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, ambulanca e policia.