Të dhënat për banorët në katër komunat në veri, ASK-ja thotë se pati bojkot në masë të madhe

Rreth 6 mijë e 700 është numri i banorëve në katër komunat veriore të vendit, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas të dhënave preliminare që prezantoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës, në Mitrovicë të Veriut janë 2 mijë e 346 banorë, në Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, në Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan 435 banorë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, pati bojkotim në masë të madhe.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare, 1 milion e 586 mijë e 659 është numri i banorëve rezidentë në gjithë vendin. /express