Arrestohen dy persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”

Policia në Pejë, më datën 06.07.2024, është njoftuar se në fshatin Loxhë - Pejë ka të shtëna me armë.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe është kuptuar se në një aheng ka pasur të shtëna me armë, raporton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gaz BLOE kal. 9 mm, një karikator të së njëjtës armë, një fishek kal. 9x19 mm, 67 gëzhoja. Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, më datë 10.07.2024, është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit. Ndërsa më datën 11.07.2024 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, nga i cili është sekuestruar një armë pistoletë Canik kal. 9x19 mm, 2 karikator të së njëjtës armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu thuhet se të dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. /Zëri