Rrahje në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Policia në Mitrovicë ka arrestuar katër persona, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 22:30, në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

“Mitrovicë /11.07.2024 - 22:30 Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje në mes vete. Si pasojë e përleshjes fizike tre të dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe u është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri